Telegrafi

Juventusi do ta rivalizojë deri në fund Real Madridin dhe Manchester Cityn për Nicolo Zaniolon

Nicolò Zaniolo . (Photo by Alessandro Sabattini/Getty Images)

Nëse Roma nuk arrin të futet në Ligën e Kampionëve, një shumë e konsiderueshme e parave do të iknin nga duart e tyre.

Kjo do të thotë se disa nga yjet që bëjnë para mund të shiten për ta mbuluar këtë boshllëk financiar dhe ketë e ka pranuar edhe trajneri Claudio Ranieri.

“Nëse nuk arrijmë të renditemi në zonën e Ligës së Kampionëve, strategjia e skuadrës do të ndryshojë tërësisht dhe shumë prej nesh do të na duhet të largohemi”, kishte thënë Ranieri pas ndeshjes me Spalin.

Nicolo’ Zaniolo . (Photo by Paolo Bruno/Getty Images)

Nicolo Zaniolo do të jetë ndër të parët në listën e futbollistëve që do të largohen nga kryeqyteti italian.

Për mesfushorin, i cili po shkëlqen në këtë sezon, ka shfaqur një interes të jashtëzakonshëm Juventusi.

Lexo po ashtu Roma pret ofertat e Cityt e Realit për Zaniolon

Drejtorin Sportiv i Juves, Fabio Paratici, që është gati t’u ofrojë romaëve plot 60 milionë euro për kartonin e tij.

Nicolò Zaniolo te Italia . (Photo by Claudio Villa/Getty Images)

Për mesfushorin 19-vjeçar kanë shfaqur interes të fortë edhe Real Madridi e Manchester City, por favoritë janë pikërisht bardhezinjtë.

Kjo pasi Zaniolo preferon të mbetet në kampionatin italian, të paktën edhe për 2-3 sezone të tjera. /Telegrafi/