Site icon Telegrafi

Juventusi do ta ndërpresë kontratën e Pogbas menjëherë pasi t’i konfirmohet dënimi

Mediumi i njohur italian Gazzetta Dello Sport, shkruan se Juventusi do të ndërpresë kontratën me Paul Pogban, menjëherë pas zyrtarizimit të pezullimit të mesfushorit.

Francezi rezultoi pozitiv me testosteron në një kontroll antidoping të kryer pas një ndeshje me Udinesen, në gusht të këtij viti, edhe pse ai nuk luajti fare.

Objektivi i klubit është të negociojë me lojtarin për të arritur një marrëveshje, përndryshe do të shkojë drejt ndërprerjes së njëanshme të kontratës.

Lexo po ashtu Pogba ‘injoroi’ derbin e Italisë, ai zgjodhi të përcjellë Çmimin e Madh të Formula 1

Pogba është pezulluar që nga 12 shtatori dhe Prokuroria Antidoping ka kërkuar pezullim për katër vjet.

Mbrojtja e lojtarit do të dëgjohet në janar dhe beson se do të jetë e mundur të ulet dënimi në dy vjet.

Sapo të mësohet dënimi, klubi i madh italian do të ndërpresë kontratën që Pogba nënshkroi në verën e vitit 2022, me vlerë 8 milionë euro në vit, deri në vitin 2026.

Lexo po ashtu Doli pozitiv në doping, prokurorët kërkojnë dënim prej katër vjetësh për Pogban

Që nga pezullimi, Juventusi e ka paguar lojtarin me minimumin e lejuar nga kontrata kolektive e punës së lojtarëve, rreth 2 mijë euro në muaj. /Telegrafi/

Exit mobile version