Juventusi është duke kërkuar me çdo kusht transferimin e një qendërmbrojtësi në afatin kalimtar të janarit.
Zonja e Vjetër ka pasur disa opsione, por deri më tani ende nuk ka arritur të përforcohet në repartin defensivë.
Gjiganti italian duket se ka gjetur mbrojtësin me të cilin do ta përforcojë repartin ofensivë në afatin kalimtar dimërorë.
Juventusi po përpiqet të blejë qendërmbrojtësin e Feyenoord, David Hancko gjatë afatit kalimtar të dimrit, raporton Corriere dello Sport.
Sipas mediumit italian, 27-vjeçari sllovak mbetet objektivi kryesor i transferimeve për klubin italian.
Juventus fillimisht synonte të nënshkruante Hanckon për sezonin e ardhshëm, por skuadra torineze po përpiqet me këmbëngulje të kapërcejë rezistencën e Feyenoord për të realizuar transferimin këtë dimër.
Për të arritur te sllovaku, Juventus është gati të ofrojë 35 milionë euro. /Telegrafi/