Site icon Telegrafi

Juventusi synon një goditje të dyfishtë nga Atalanta

Juventusi ka bërë një start të tmerrshëm të sezonit në Serie A dhe në Ligën e Kampionëve.

Zonja e Vjetër ka mbetur mbrapa skuadrave pretendente në kampionat, derisa në Ligën e Kampionëve ka humbur dy ndeshjet e para duke rrezikuar të mos e kalojnë grupin.

Përveç rezultateve jo të mira, Zonja e Vjetër nuk po ka as lojë të bukur nën urdhrat e Massimiliano Allegrit dhe ky është një problem i madh.

Mediat e ndryshme në Itali kanë raportuar se Massimiliano Allegri i ka ditët e numëruara në krye të Juventusit.

Drejtuesit e klubit kanë gjetur pasuesin e italianit dhe ai është Gian Piero Gasperini.

Zonja e Vjetër është gati t’ia prish kontratën me Atalantën trajnerit dhe t’ia plotësojë atij dëshirat për transferimin e futbollistëve.

Sipas asaj që ka raportuar Calciomercato, përveç Gasperinit, Juventus është gati ta marrë edhe sulmuesin Luis Muriel nga Atalanta.

31-vjeçari është në vitin e fundit të kontratës dhe Juve është gati të shpenzojë shtatë milionë euro për ta blerë atë në janar.

Gjithsesi mbetet të shihet nëse Allegri do të jetë edhe më tej trajner i Juventusit, por me rezultatet aktuale karrika e tij është duke u lëkundur shumë. /Telegrafi/

Exit mobile version