Juventusi ka mposhtur Milanin në San Siro me rezultat 2-1 në derbin e javës së 11-të të kampionatit italian, Serie A.
Skuadra e Massimiliano Allegrit ka vazhduar serinë e fitoreve në kampion, duke arritur të tretën radhazi ndaj Rossonerëve, pasi më parë mposhtën edhe Udinesen dhe SPAL-in.
Pjesa e parë e takimit ishte e barabartë me të dy skuadrat që patën rastet e veta për gol, por vetëm mysafirët arritën ta gjejnë atë.
Ishte sulmuesi argjentinas, Gonazalo Higuain, i cili shënoi për 1-0 një gol të bukur në minutën e 23-të pas asistimit të Paulo Dybala.
Milani pari rast të mirë në minutat shtesë të pjesës së parë me anë të Nikola Kalinicit, por goditja e tij përfundoj në traversë dhe me këtë rezultat skuadrat shkuan në pushimin mes dy pjesëve.
Në pjesën e dytë ishte avazi i njëjtë me dy skuadrat që krijuan shumë raste, por goli u gjet përsëri vetëm nga mysafirët.
Ishte përsëri Higuain që shënoi një gol të bukur për 2-0 në minutën e 63-të, por kësaj radhe u asistua nga Kwandwo Asamoah.
Deri në fund të takimit pati edhe disa raste të tjera, por rrjetat mbetet të paprekura dhe Juventusi arriti të marr një fitore të madhe në udhëtim me rezultat 2-0.
Pas kësaj ndeshjes, Zonja e Vjetër ngjitet në vendin e dytë me 28 pikë, po aq sa ka Napoli në vendin e parë, por me një ndeshje më pak, ndërsa Milani renditet në pozitën e tetë me 16 pikë.
Në ndeshjen e radhës, Juventusi luan në shtëpi ndaj Beneventos, ndërsa Milani udhëton te Sassuolo. /Telegrafi/
https://twitter.com/FoootballPlanet/status/924314947672297472