Telegrafi

Juventusi shfrytëzon bisedimet për Moratan që ta arrijë te Rodriguez

Juventusi është duke i shfrytëzuar bisedimet për Alvaro Moratan me Real Madridin për të arritur marrëveshje me James Rodriguezin.

Kolumbiani është duke kërkuar largimin nga Real Madridi dhe kjo verë mund të jetë vendimtare për të.

Corriere dello Sport shkruan se Juve ka biseduar me Realin për Morata, pasi spanjollët kanë të drejtën ta kthejnë për 30 milionë euro.

Beppe Marotta dhe Juventusi janë të interesuar që ta sjellin në Torino një numër 10-të për Max Allegin dhe Rodriguez është ai që pëlqehet sipas kësaj gazet.

Juventusi është i gatshëm të ofrojë 50 deri 60 milionë euro, por PSG po ashtu e kërkon dhe është e gatshme ta paguajë 80 milionë euro.

24 vjeçari ka shënuar shtatë gola dhe ka dhënë tetë asistime për Real Madridin në këtë sezon. /Telegrafi/