N’Golo Kante mund të largohet nga Chelsea kur i skadon kontrata në fund të sezonit dhe kjo situatë po monitorohet nga Juventusi.
Kante, tani 31 vjeç është në “Stamford Bridge” që nga viti 2016 dhe është kthyer në një nga lojtarët kryesorë të Bluve, por këtë sezon ka luajtur vetëm dy ndeshje.
Ai ka humbur çdo ndeshje që nga 14 gushti për shkak të lëndimit dhe kontrata e tij skadon në verë.
Siç qëndrojnë gjërat, Chelsea është gati ta lërë të shkojë mesfushorin që ka fituar të gjithë trofetë në Angli.
Calciomercato shkruan se Juventus dhe klube të tjera evropiane janë të interesuara për francezin.
Zonja e Vjetër ka nevojë për përfocime në mesfushë dhe francezi do të ishte një goditje e madhe. /Telegrafi/