Telegrafi

Juventusi rrezikon t’i luajë dy ndeshje me dyer të mbyllura, Milan dhe Lyon ende ne pritje të konfirmimit zyrtar

Juventusi dhe Milani pritet të luajnë gjysmëfinalen e Kupës së Italisë me dyer të mbyllura, derisa e njëjta gjë mund të thuhet edhe për ndeshjen e dytë ndaj Lyonit në Ligën e Kampionëve.

Zonja e Vjetër në të dyja ndeshjet është nikoqire, andaj pritet që zyrtarisht që këto takime të zhvillohen pa tifozë.

Këto dy takime nuk mund të luhen me praninë e virusit, shkaku i coronavirusit që ka shpërthyer në vendet si, Lombardi, Emilia-Romagna dhe Veneto.

Shumica e ndeshjeve në Serie A ose janë luajtur me dyer të mbyllura ose janë anuluar tërësisht, në mënyrë që mos të rrezikohet jeta e tifozëve.

Sonte do të mbahet një takim në Piedmont që të vendoset nëse ndeshja mes Juventusit dhe Milanit në Kupën e Italisë do të luhet me dyer të mbyllura apo me tifozë.

Lexo po ashtu Gjysmëfinalja e Kupës së Italisë në mes të Juventusit dhe Milanit mund të shikohet vetëm nga disa tifozë të caktuar

Në anën tjetër, ndeshja me Lyonin në Ligën e Kampionëve do të zhvillohet më 17 mars, por që deri më tani janë konfirmuar dy mijë raste me coronavirus, ndërsa 52 persona të tjerë kanë ndërruar jetë.

Për takimin e dytë në garën më të madhe për klube në Evropë pritet të merret vendimi zyrtar më vonë. /Telegrafi/