Sulmuesi i Tottenham Hotspur, Son Heung-min po pëlqehet shumë nga klubi i madh italian, Juventusi, të cilët janë gati të tentojnë transferimin e tij.
Ylli i Koresë së Jugut ka shkëlqyer çdo sezon e më shumë me klubin londinez që ka transferimi i tij nga Bayer Levekusen katër vjen më parë.
Që nga transferimi i tij, Son ka bërë mbi 200 paraqitje duke treguar nivel të lartë dhe duke qenë shpesh vendimtar me golat e tij.
Forma e lartë dhe përulësia e tij në punë ka bërë që sulmuesi i Spurs të pëlqehet shumë nga klubet e mëdha evropiane.
Para disa ditës, Son u lidh me një transferim te Napoli, ndërsa tani thuhet se një rival i tyre i madh do t’i rivalizojë ata në garën për transferimin e tij.
Sipas mediumit britanik Express.com.uk, Juventusi i është bashkuar garës për transferimin e Sonit, i cili vlerësohet lartë nga Tottenhami. /Telegrafi/