Shkodran Mustafi mund të rikthehet në kampionatin italian Serie A.
Ylli shqiptar po shkëlqen me fanellën e Arsenalit ku në shumë ndeshje ka qenë vendimtar.
Por e ardhmja e tij mund të jetë përsëri në kampionatin italian Serie A.
Reprezentuesi i Gjermanisë së fundmi është futur në listën e dëshirave të Juventusit.
Kampioni në fuqi i Italisë po synon ta përforcoj mbrojtjen dhe Mustafi shihet si ideali për këtë repart.
Sipas mediave italiane ‘Zonja e Vjetër’ po mendon të bëjë një ofertë të lartë për shqiptarin.
Për transferimin e Mustafit në Torino, Juve po mendon të shpenzojë rreth 40 milionë euro.
Kujtojmë që për shqiptarin interesim ka shprehur edhe gjiganti tjetër italian Inter.
25-vjeçari iu bashkua Arsenalit dy vite më parë nga skuadra spanjolle Valencia.
Ai edhe më parë ka luajtur në Serie A me Sampdorian. /Telegrafi/