Juventusi është gati të sfidojë Arsenalin për nënshkrimin e William Carvalhos, i cili ka një klauzolë prej 40 milionë eurove në kontratën e tij me Sporting CP.
Sipas gazetës italiane Tuttosport, Zonja e Vjetër ka kthyer vëmendjen e tyre kah mesfushori portugez, Carvalho, i cili është edhe objektiv i Arsenalit.
Mesfushori 25-vjeçar gjithashtu mund të luajë në qendër të mbrojtjes kur është e nevojshme, duke i bërë atë një shtesë të vlefshme për skuadrën e bardhezinjve.
Carvalho erdhi përmes Akademisë së Sportingut dhe tashmë ka 37 paraqitje për ekipin e parë të kombëtares së Portugalisë.
Ndërsa Juve vazhdon negociatat me Paris Saint-Germain për Blaise Matuidi, ata po ashtu synojnë Carvalhon si një mundësi më të re për mesfushën e tyre.
Portugezi ka një klauzolë lirimi prej 40 milionë eurosh në kontratën e tij dhe Juventusi përballet me konkurrencë nga Arsenali. /Telegrafi/
https://twitter.com/MobyHaque/status/891099541046472704