Site icon Telegrafi

Juventusi ringjall interesimin për Bellerinin

Hector Bellerin (Getty Images)

Juventusi do të ringjallë këtë verë interesin e tyre në mbrojtësin e djathtë të Arsenalit, Hector Bellerin.

Bellerin ishte i lidhur me Juve në secilën prej dy dritareve të fundit të transferimeve, por një kalim nuk u materializua.

Kështu, pas dështimeve të njëpasnjëshme u raportua se Zonja e Vjetër ka hequr dorë nga shërbimet e spanjollit.

Lexo po ashtu Juve kishte tentuar ta transferonte Bellerinin edhe gjatë verës

Sipas mediumit britanik The Guardian, Bianconerët pritet të gjykojnë lojtarin e Arsenalit për të tretën herë.

Bellerin kërkohet edhe nga gjigantët spanjollë (Getty Images)

Megjithatë, gazeta paralajmëron se vetëm një ofertë në rajonin e 50 milionë eurosh do të jetë e mjaftueshme për të bindur Arsenalin për largimin e lojtarit.

Përveç mbrojtësit si ‘prioritet’ nënshkrimi për Juven, The Guardian vëren se spanjolli është i zhgënjyer me hapat mbrapa të Topçinjve kohëve të fundit.

Lexo po ashtu Juventusi pas dyshes spanjolle, Bellerin dhe Lopez në objektiv

22-vjeçari është përmendur gjithashtu si një objektiv i mundshëm për Barcelonën, ku ai filloi karrierën e tij.

Bellerin këtë sezon nuk është në formën më të mirë, por talenti i tij nuk mungon dhe ndër vite ka bartur rol të rëndësishëm te Arsenali. /Telegrafi/

Exit mobile version