Site icon Telegrafi

Juventusi rikthen Pogban nëse largohet Pjanic

Gjiganti italian, Juventusi po mendon rikthimin e Paul Pogbas në rast se boshnjaku Miralem Pjanic largohet nga Allianz Stadium.

Zonja e Vjetër ka transferuar Cristiano Ronaldon para disa ditësh nga Real Madridi për një shifër totale prej 112 milionë eurosh.

Transferimi i yllit portugez ka befasuar të gjithë pasi ka treguar fuqinë financiare të klubit italian dhe synimet e tyre për sezonin e ri.

Lexo po ashtu Raiola po punon për rikthimin e Pogbas te Juventusi, mund të ketë shkëmbim me Sandron e Mandzukicin

Megjithatë, me transferimin e Ronaldos mund të ketë edhe largime nga Zonja e Vjetër dhe njëri nga më të përfolurit është boshnjaku Pjanic.

Paul Pogba (Getty Images)

Pjanic është lidhur me një lëvizje në Barcelonë dhe Manchester City, por aktualisht është i interesuar të qëndrojë te Juve pas transferimit mahnitës të Ronaldos.

Miralem Pjanic (Getty Images)

Por, nëse një ofertë “çmendur” arrin për Pjanicin, atëherë Juventusi do të konsiderojë largimin e boshnjakut para se të kërkojë të përdorë paratë për të financuar një ofertë ambicioze për ta sjellë Pogban në klub.

Lexo po ashtu Pogba dëshiron të rikthehet në Juventus

Sipas gazetës italiane Tuttosport, Juventusi do të eksplorojë një marrëveshje për të ri-nënshkruar me Pogban nga Manchester United, nëse ata shesin Pjanicin.

Juventusi tashmë ka transferuar me parametra zero gjermanin Emre Can, ndërsa emra tjerë që po lidhen me italianët është edhe Moussa Dembele dhe Marco Verratti. /Telegrafi/

Exit mobile version