Telegrafi

Juventusi rikthehet në garë për Iscon

Juventusi është rikthyer në garë për transferimin e Iscos nga Real Madridi.

Zonja e Vjetër ka disa afate që po tenton të transferojë mesfushorin spanjoll që nuk është më në planet e Zinedine Zidanes.

Calciomercato raporton se kampioni i Serie A po e mendon seriozisht transferimin e Iscos në afatin kalimtar të ardhshëm.

Isco (Foto: Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images/Guliver)

Aaron Ramsey dhe Adrien Rabiot kanë dështuar të tregojnë vetën në Torino, andaj me të përfunduar ky edicion do të shiten.

Lexo po ashtu Isco alarmon skuadrat e mëdha, e dëshiron largimin nga Real Madridi

Nga largimi i tyre, Juventusi do të kishte hapësirë të mjaftueshme për të transferuar spanjollin që nuk është i lumtur më në Santiago Bernabeu.

Real Madridi thuhet se kërkon 60 milionë euro nga shitja e tij, derisa në garë për të qëndrojnë edhe skuadra nga Liga Premier. /Telegrafi/