Telegrafi

Juventusi refuzon ofertën e Tottenhamit për Dybalan

Juventusi thuhet se ka refuzuar ofertën fillestare të Tottenham Hotspur prej 50 milionë eurosh për sulmuesin Paulo Dybala.

Dybala është shfaqur si një objektiv serioz për Tottenhamin, i cili dëshiron t’i japë trajnerit Mauricio Pochettino një tjetër emër të madh këtë verë.

Megjithatë, gazeta La Stampa paralajmëron se oferta e tyre fillestare është rreth 40 milionë euro më pak se kërkesat e Juventusit prej 90 milionë eurosh për 26-vjeçarin.

Gazeta shton se argjentinasi do të shkurtojë pushimet për të zgjidhur të ardhmen e tij, me Manchester Unitedin, Interin dhe Paris Saint-Germainin që janë gjithashtu të interesuar.

Nga ana tjetër, mediumit The Times pretendon se finalistët e Ligës së Kampionëve nuk janë të interesuara që të përmbushin çmimin e kërkuar nga Bianconerët.

Kryetari i Spurs, Daniel Levy, u zotua gjatë javës të vazhdojë të shpenzojë para, pavarësisht se klubi i tij sapo përfundoi stadiumin e ri. /Telegrafi/