Site icon Telegrafi

Juventusi refuzon ofertën e Barcelonës për Bernardeschin, Paratici: Është normale që klubet i duan lojtarët tanë

Juventusi i ka dhënë lajmin e hidhur Barcelonës, pasi nuk planifikojnë ta shesin në këtë afat Federico Bernardeschin.

Drejtori sportiv i Zonjës së Vjetër, Fabio Paratici ka thënë se është normale që klubet e tjera i duan lojtarët e tyre.

“Juventusi ka një skuadër të mrekullueshme. Është normale që klubet e tjera i duan lojtarët tanë”, ka thënë ai në një intervistë për Sky Sport Italia.

“Por, në këtë rast, nuk janë duke u zhvilluar bisedime. As me Barcelonën, as me Real Madridi. Ne do të vazhdojmë me këtë skuadër”, ka thënë tutje Paratici.

Lexo po ashtu Juventusi refuzon ofertën e Barcelonës prej 10 milionë euro dhe Rakitic për Bernadeschin

Në mediat italiane ishte raportuar se torinezët po planifikojnë ta shkëmbejnë Bernardeschin me Ivan Rakiticin, por një gjë e tillë është mohuar nga drejtori sportiv i kampionit në fuqi të Serie A-s.

Juventusi deri më tani e ka transferuar Dejan Kulusevskin, por që e ka lënë në formë huazimi te Parma deri në fund të sezonit, derisa duket se nuk do të bëjnë më transferime. /Telegrafi/

Exit mobile version