Edhe gjiganti anglez është vënë pas shërbimeve të mesfushorit e Juventusit, Mario Lemina.
Arsene Ëenger ka piketuar edhe Mario Leminan si transferim ideal për të kompletuar mesfushën e tij, pasi ka bërë edhe një ofertë në drejtim të tij.
Megjithatë, sipas Calciomcercato, oferta prej 16 milionë euro për mesfushorin Mario Lemina, është refuzuar nga drejtuesit e Juventusit.
Kjo pasi, kampionët e Series A i kanë vënë një çmim prej 20 milionë euro 22-vjeçarit, i cili erdhi nga Marseille për tetë milionë në sezonin e kaluar.
Nuk është vetëm Arsenali pas shërbimeve të tij, pasi Lemina ka tërhequr interes edhe nga Schalke, Watford dhe Leicester City. /Telegrafi/