Telegrafi

Juventusi refuzon nënshkrimin me Keylor Navasin

MADRID, SPAIN - AUGUST 11: Goalkeeper Keylor Navas of Real Madrid CF reacts during the Santiago Bernabeu Trophy between Real Madrid CF and AC Milan at Estadio Santiago Bernabeu on August 11, 2018 in Madrid, Spain. (Photo by Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images)

Raportohet se Juventusit i është ofrua portieri i Real Madridit, Keylor Navas, por klubi italian është i të lumtur me Wojciech Szczesnyn dhe Mattia Perinin.

Gianluigi Buffon u largua nga klubi në verë pas 17 vjetësh qëndrim si numër një, me Szczesnyin që erdhi për ta zëvendësuar.

Perin pastaj erdhi nga Genoa si rezervë, por Corriere di Torino shkruan se përfaqësuesit e Navasit e kanë kontaktuar klubin bardhezi javët e fundit.

Keylor Navas e ka humbur vendin . (Photo by Denis Doyle/Getty Images)

Ideja ka qenë që portieri të kalojë në Torino.

Portieri nga Kosta Rika e ka humbur fanellën e titullarit prej ardhjes së  Thibaut Courtois.

Sipas gazetës, Juve me edukatë e refuzoi ofertën dhe e bëri të qartë se ata kanë besim të plotë në Szczesnyn dhe Perinin.

Wojciech Szczesny, portieri i parë i Juventusit . (Photo by Pier Marco Tacca/Getty Images)

Juventusi po zhvillon një sezon të shkëlqyer deri më tani, ku udhëheq në Serie A dhe në grupin e saj në Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/