Raportohet se Juventusit i është ofrua portieri i Real Madridit, Keylor Navas, por klubi italian është i të lumtur me Wojciech Szczesnyn dhe Mattia Perinin.
Gianluigi Buffon u largua nga klubi në verë pas 17 vjetësh qëndrim si numër një, me Szczesnyin që erdhi për ta zëvendësuar.
Perin pastaj erdhi nga Genoa si rezervë, por Corriere di Torino shkruan se përfaqësuesit e Navasit e kanë kontaktuar klubin bardhezi javët e fundit.
Ideja ka qenë që portieri të kalojë në Torino.
Portieri nga Kosta Rika e ka humbur fanellën e titullarit prej ardhjes së Thibaut Courtois.
Sipas gazetës, Juve me edukatë e refuzoi ofertën dhe e bëri të qartë se ata kanë besim të plotë në Szczesnyn dhe Perinin.
Juventusi po zhvillon një sezon të shkëlqyer deri më tani, ku udhëheq në Serie A dhe në grupin e saj në Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/