Site icon Telegrafi

Juventusi raportohet se ka arritur marrëveshje me Donnarumën

Kampionët e Italisë, Juventus duket se do të bëjnë goditjen e madhe në afatin kalimtar të verës.

Sipas gazetës italiane “La Republica”, bardhezinjtë i kanë bërë ofertë Milanit për të përfituar shërbimet e Gianluggi Donnarumës, portierit 17-vjeçar që cilësohet si një ndër më të mirët në botë.

Plot 40 milionë euro për kartonin e lojtari dhe pesë milion euro në vit neto për një kontratë 4-vjeçare është ajo që shoqëria bardhezi propozon dhe duket se klubi kuqezi ka rënë dakord në parim.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth transferimeve

Një përpjekje e tillë mund të finalizohet, pasi Milani e ndjen rrezikon që vjen nga menaxheri i lojtarit Mino Raiola.

Ky i fundit është në pritje të skadimit të kontratës së Donarumës në vitin 2018 dhe më pas mund të bëjë një ankand ndërkombëtar për shitjen e tij. Kështu që për Milanin mbetet opsioni i shitjes në verën e ardhshme ose rinovimi i kontratës me portierin gjë e cila duket mjaft e vështirë për t’u realizuar. /Telegrafi/

Exit mobile version