Matthijs de Ligt tashmë është njëri ndër lojtarët më të përfolur në tregun e transferimeve, derisa në këtë javë pritet të mësohet e ardhmja e tij.
Juventusi dhe Paris Saint-Germaini, janë duke i prirë garës për shërbimet e mbrojtësit holandez, derisa Barcelona ende shpreson për shërbimet e tij.
Por, Zonja e Vjetër’ ka bërë një provokim ndaj tifozëve të tyre në llogarinë zyrtare në Twitter, që dyshohet se transferimi i 19-vjeçarit mund të realizohet sot (1 korrik).
Ignite our tomorrow. pic.twitter.com/he53x9NOiF
— JuventusFC 🇬🇧🇺🇸 (@juventusfcen) June 30, 2019
Në video thuhet: “Çka na veçon? Më pas vjen 01.07.2019”.
Kjo pamje në faqen e skuadrës italiane i ka zënë në befasi tifozët e tyre, derisa ata po shpresojnë që të jetë kapiteni i Ajaxit.
Tifozët e Juventusit kanë reaguar në atë postim, ndërsa kanë dërguar video të De Ligtit në hapësirën e komenteve të postimit.
Mbrojtësi holandez është aktualisht në pushime në Bahamas, e që pritet nga atje ta marrë vendimin e madh për të ardhmen e tij. /Telegrafi/
https://twitter.com/James_bianco20/status/1145286312171311104