Juventusi do të udhëtojë në Madridi pas humbjes së thellë në ndeshjen e parë ndaj Real Madridit (3-0), por me disa mungesa.
Paulo Dybala dhe Rodrigo Bentancur janë të suspenduar për këtë ndeshje, ndërsa listës i shtohet edhe Andrea Barzagli.
Bianconerët do të udhëtojnë në Bernabeu, që të mundohen të bëjnë diçka pas humbjes 3-0.
Barzagli nuk ka arritur ata mbyll me sukses stërvitjen e sotme dhe do të mungojë në ndeshjen kthyese.
Federico Bernardeschi u stërvitë sot, por nuk ka arritur që të kompletohet për ndeshjen që zhvillohet në Madrid.
Miralem Pjanic dhe Medhi Benatia janë rikthyer nga suspendimi dhe do të jetë të gatshëm. /Telegrafi/
Skuadra e Juventusit për ndeshjen me Real Madridin: Buffon, Szczesny, Pinsoglio, De Sciglio, Lichtsteiner, Rugani, Benatia, Chiellini, Alex Sandro, Pjanic, Khedira, Marchisio, Matuidi, Asamoah, Sturaro, Cuadrado, Higuain, Douglas Costa, Mandzukic.