La Gazzetta dello Sport raporton se Juventusi mund t’i propozojë Manchester Unitedit shkëmbimin “kokë më kokë” të Federico Chiesas dhe Mason Greenwood, me këtë të fundit që është një objektiv i Lazios po ashtu.
Reprezentuesi italian Chiesa nuk është pjesë e planeve të trajnerit të ri Thiago Motta në Turin dhe kontrata e tij skadon në qershor të vitit të ardhshëm, që të dyja arsye kryesore pse largimi i tij këtë verë është më se i mundshëm.
Napoli, Roma dhe Bayern Munich janë përmendur si destinacione të mundshme, por Gazzetta dello Sport raporton se ai mund t’i ofrohet Unitedit si pjesë e një marrëveshjeje shkëmbimi.
Kjo do ta lejonte Juventusin që ta transferonte Greenwoodin pa pasur nevojë të paguajë shumën e kërkuar prej 50 milionë eurosh nga “Djajtë e Kuq”.
Lazio gjithashtu tashmë dihet se është në garë për shërbimet e anglezit, por më së shumti ata mund të ofrojnë 20 milionë euro dhe 10 milionë të tjera në bonuse.
Një tjetër lojtar i Manchester Unitedit që ka tërhequr interesimin e Juventusit është edhe Jadon Sancho, por mediumi italian shton se transferimi i tij do të ishte i mundur vetëm në formë huazimi dhe nëse Unitedi do ta paguante një pjesë të pagës së tij./Telegrafi/