Juventusi thuhet se po tenton ta transferojë Marc-Andre ter Stegenin nga Barcelona.
Zonja e Vjetër është në kërkim të një portieri të ri, pasi Wojciech Szczesny nuk është në nivelin e lartë të tij.
Sipas asaj që raporton Mundo Deporitovo, kampioni nga Serie A ka filluar kontaktet me portierin gjerman dhe ta transferojë atë në verën e vitit 2020.
Paris Saint-Germian dhe Bayern Munich janë po ashtu të impresionuar nga forma e portierit dhe duan ta transferojnë atë.
Ter Stegen ka edhe dy vite kontratë me Barcelonën, por këta të fundit vështirë se mund ta lejojnë largimin e tij.
Juventusi thuhet se po planifikon që t’i ofrojë një pagë të majme gjermanit, në mënyrë që të kalojë në Allianz Stadium. /Telegrafi/