Telegrafi

Juventusi projekton transferimin e Di Marias

Juventusi thuhet se është futur në garë për transferimin e Angel Di Marias nga Paris Saint-Germaini.

Zonja e Vjetër ka nevojë për lojtarë me përvojë dhe anësori argjentinas është një prej tyre.

Sipas asaj që raportojnë mediat në Itali, kampioni në fuqi i Serie A-së po mendon që të marrë shërbimet e Di Marias në momentin që i skadon kontrata.

Argjentinasi aktualisht ka kontratë me PSG-në deri në fund të këtij edicioni dhe ë pas do të jetë lojtar i lirë.

Juventusi mendon që t’i ofrojë atij kontratë njëvjeçare me mundësi vazhdimi edhe për një vit.

Bianconerët duan të ndërtojnë një skuadër edhe më të fuqishme, pasi në këtë sezon po çalojnë, sidomos në Serie A.

Kështu, Andrea Pirlo e dëshiron Di Marian, mirëpo në garë janë edhe Interi e Tottenham Hotspuri. /Telegrafi/