Juventusi po tenton të transferojë Christian Eriksenin nga Tottenham Hotspurin në afatin kalimtar të janarit.
Mesfushori danez do të jetë lojtar i lirë në fund të këtij sezoni, pasi kontrata e tij me Spurs skadon në fund të qershorit.
Ai ka kohë që po lidhet me një kalim te Zonja e vjetër, por në garë thuhet se është edhe Real Madridi.
Torinezët njihen si skuadër që transferojnë shumë lojtarë me parametra zero siç është në rastin e Paul Pogbas, Adrien Rabiotit dhe Aaron Ramseyt dhe po tentojnë të bëjnë të njëjtën gjë edhe me Eriksenin.
Sipas asaj që raportojnë Corriere dello Sport dhe Sky Sport UK, kampioni i Serie A-së po i prinë garës për mesfushorin.
Eriksen deri më tani në këtë sezon ka shënuar dy gola dhe ka bërë një asistim në 15 paraqitje në të gjitha garat për Spurs. /Telegrafi/