Telegrafi

Juventusi po përgatit ofertën prej 45 milionë euro për Zaniolon

Juventusi thuhet se është gati të bëjë një ofertë të kënaqshme për blerjen e yllit të Romës, Nicolo Zaniolo.

23-vjeçari është i etur për të nënshkruar një zgjatje të kontratës me klubin nga Olimpico, pasi marrëveshja e tij aktuale do të skadojë në vitin 2024.

Por, Zaniolo gjithashtu thuhet se dëshiron një pagë më të lartë, pasi mendon se duhet të vlerësohet për talentin e tij.

Lexo po ashtu Juventusi vihet në vështirësi për Zaniolon, Roma nuk pranon lojtar në shkëmbim

Nëse Roma nuk i plotëson kërkesat e tij, ka skuadra tjera që janë gati t’ia plotësojnë.

E tillë është skuadra e Juventusit e cila është gati ta transferojë Zaniolon, pasi është një dëshirë e kamotshme.

Sipas mediumit Calciomercato, Juventusi po përgatit një blerje prej 45 milionë eurosh për mesfushorin me tipare sulmues të Romës.

Vera e këtij viti pritet ta sqaroj përfundimisht të ardhmen e yllit italian, nëse do të mbetet te Roma apo do të preferoj transferimin te Bianconerët. /Telegrafi/