Site icon Telegrafi

Juventusi po mendon shitjen e Kulusevskit

Dejan Kulusevski u transferua me shumë bujë te Juventusi, por e ardhmja e tij është larg bardhezinjëve.

Sulmuesi suedez që nga ardhja e trajnerit Massimiliano Allegri, nuk po i besohet pozita e titullarit në klub.

21-vjeçari këtë edicion është paraqitur në 15 ndeshje, por kryesisht nga banka rezervë pasi në total ka vetëm 422 minuta.

Trajneri i Zonjës së Vjetër, Max Allegri i ka bërë të qartë lojtarit se ai do të mbetet vetëm një zëvendësues.

Calciomercato ka raportuar se ish-skuadra e suedezit, Atalanta ka shprehur interesim për transferimin e tij.

Juventusi është gati ta lejoj largimin e lojtarit, por dëshiron që t’i nxjerr 35 milionët e shpenzuar për të.

Gjithsesi për Kulusevskin interesim ka shprehur edhe Roma që po kërkon një anësorë për repartin ofensivë. /Telegrafi/

Exit mobile version