Juventusi po peshon një lëvizje për lojtarin e Real Madridit, Isco, i cili mund të lejohet të largohet nga klubi këtë verë.
Sipas mediumit Calciomercato, kampionët italianë kanë një interes të madh në spanjollin, i cili mund ta shohë të ardhmen e tij larg Real Madridit pas ardhjes së Eden Hazard nga Chelsea.
Zinedine Zidane mendohet të jetë një admirues i madh i Iscos, por po ashtu nuk do të bllokonte një largim, nëse një ofertë e mirë do të vinte në drejtim të tij.
Mediumi italian citon ish-mesfushorin e Juventusit, Andrea Pirlo, i cili ka thënë: “Juventusi ka nevojë për një lojtar si Isco, menjëherë”.
26-vjeçari ishte lënë jashtë dore nga trajneri i mëparshëm i Realit, Santiago Solari – duke mos filluar asnjë ndeshje në La Liga ose në Ligën e Kampionëve nën drejtimin e tij.
Isco ka një kontratë valide në Santiago Bernabeu deri më 2021 dhe ka gjetur rrjetin në fitoret e fundit të ligës ndaj Celta Vigo dhe Huescas. /Telegrafi/