Site icon Telegrafi

Juventusi po kërkon të përforcohet në mesfushë me futbollistin e Chelseat

Juventusi ka treguar interesim serioz për mesfushorin e ri të Chelsea, Carney Chukwuemeka.

Talenti anglez, i cili u transferua te Chelsea në vitin 2022 nga Aston Villa, ka hasur në vështirësi të ketë minuta të shumta nën urdhrat e Enzo Marescas.

Juventusi, i cili po kërkon të rinovojë mesfushën e tij me lojtarë të rinj dhe të talentuar, e sheh Chukwuemekan si një përforcim ideal për skuadrën.

Klubi torinez beson se talenti i ri anglez mund të sjellë energji dhe kreativitet në mesfushën e tyre, duke i përshtatur mirë stilit të lojës së aplikuar nga Thiago Motta.

Chelsea, nga ana tjetër, nuk është e gatshme të heqë dorë lehtësisht nga Chukwuemeka, pasi e konsideron atë si pjesë të planit të tyre afatgjatë.

Megjithatë londinezët janë të gatshëm ta dërgojnë Chukwuemekan si huazim te Juventusi, me palët që mund të ulen dhe të bisedojnë sërish në verë.

21-vjeçari këtë edicion nuk ka zhvilluar asnjë ndeshje në Ligën Premier, teksa ka luajtur vetëm në Ligën e Konferencës në katër sfida. /Telegrafi/

Exit mobile version