Telegrafi

Juventusi po bën presion për transferimin e Gabriel Jesus

Klubi italian, Juventusi po bën presion për të nënshkruar me sulmuesin e Manchester Cityt, Gabriel Jesus.

Sipas The Sun, trajneri i Juves, Max Allegri e ka bërë brazilianin Jesus shënjestrën e tij numër 1 për sulmin, por klubi përballet me një rrëmujë financiare.

City dëshiron para të gatshme ndërsa ndjekin Harry Kane dhe Jack Grealish, ndërsa nuk lejojnë huazimin e tij.

Lexo po ashtu Tkurret lista, vetëm tre emra mbesin si pasues të mundshëm të Ronaldos te Juventusi

Kane mbetet zgjedhja e preferuar e menaxherit Pep Guardiola – me burimet e klubit që hedhin poshtë lidhjet me Antoine Griezmann, Danny Ings dhe Robert Leëandoëski.

Ndërkohë interesi i Juves për Jesus do të ngrejë më shumë pyetje në lidhje me të ardhmen e ish-lojtarit të Manchester Unitedit, Cristiano Ronaldo.

Paulo Dybala është gati të nënshkruajë një marrëveshje të re me klubin nga Torino, pasi është pjesë e rëndësishme e planeve të Allegrit. /Telegrafi/