Juventusi raportohet se do të ndjekë me vëmendje mbrojtësin e krahut të majtë të Chelseat, Emerson Palmieri, për të cilin pritet të bëjnë ofertë në janar.
Reprezentuesi italian ishte mbresëlënës për skuadrën e Frank Lampard përpara se të lëndohej muajin e kaluar.
Ai ka kontratë valide me Blutë deri në vitin 2022 dhe po peshon një mundësi për të zgjatur atë marrëveshje deri në vitin 2024.
Megjithatë, Juventusi është i interesuar të mos e lejoj zgjatjen e kontratës së Palmierit dhe ta sjell atë në Torino.
Sipas mediumit italian Calciomercato, ish-trajneri i Chelseat, Maurizio Sarri po shpreson të prishë ato plane duke tunduar ribashkimin me Emersonin.
Ndryshe, mbrojtësi i krahut të majtë kaloi tre sezone te Roma në Serie A dhe është një italian i natyralizuar. /Telegrafi/