Sipas medieve italiane, Juventusi mund të aktivizoj klauzolën e lirimit prej 25 milionë eurosh për Patrik Schick dhe të lë atë në huazim në Sampdoria deri në vitin 2018.
21-vjeçari i Republikës Çeke ka qenë një zbulim këtë sezon, duke shënuar 10 gola dhe shtuar tre asistime në 28 ndeshje zyrtare, ku shumica e tyre vijnë nga bankina.
Këto paraqitje kanë bërë që ai të tërheq interesim nga disa klube të mëdha evropiane, duke përfshirë Napolin, Interin, Arsenalin dhe Chelsean.
Sipas Primocanale, një stacion televiziv me bazë në Genoa, Juventusi kanë një plan për të mposhtur të gjithë në këtë garë, përcjell Telegrafi.
Ideja e Zonjës së Vjetër është që të aktivizoj tani klauzolën e lirimit prej 25 milionë eurove për Schick dhe të lë atë në huazim te klubi aktual Sampdoria deri në qershor të 2018.
Kjo është një marrëveshje e ngjashme me atë të Juves që tashmë kishte nënshkruar me Atalantan për mbrojtësin e talentuar, Mattia Caldara.
Kjo i mundëson bardhezinjtë të kenë lojtar të ri kyç, por edhe të lejojë atë për tu pjekur dhe të luajë rregullisht në Serie A. /Telegrafi/