Gjigandi i Serie A, Juventusi është në treg për një sulmues dhe kapiteni i Anglisë dhe Tottenham Hotspur, Harry Kane ka përfunduar në radarin e tyre.
Menaxheri i riemëruar i Juves, Massimiliano Allegri, dëshiron të përforcojë skuadrën dhe tashmë kanë dalë disa nga emrat që po kërkon.
Allegri thuhet se do të nënshkruajë një sulmues të ri këtë verë, ndërsa Kane gjendet i pari në listën e dëshirave.
Sipas mediumit italian Calciomercato, Juventusi është i interesuar të nënshkruajë me sulmuesin e Tottenham Hotspur, Kane dhe tashmë po bën gati ofertën.
Ky medium shton se drejtuesit e klubit italian tashmë kanë bërë një qasje për kapitenin e Anglisë, megjithatë pagat e tij dhe çmimi i kërkuar mund të jenë të vështira për t’u arritur.
Ndryshe, Kane thuhet se i ka thënë klubit të tij se dëshiron të largohet për të provuar dhe fituar trofe diku tjetër. /Telegrafi/