Site icon Telegrafi

Juventusi përfshinë Matuidin për të ndihmuar transferimin e Martialit  

Juventusi është i gatshëm të përdorë mesfushorin Blaise Matuidi në negociatat për sulmuesin e Manchester Unitedit, Anthony Martial.

Sulmuesi francez është njëri nga të preferuarit e Juventusit për fazën sulmues dhe duket se nuk po rrinë duarkryq.

Sipas gazetës italiane Tuttosport, kampionët italianë tashmë kanë hyrë në bisedime me sulmuesin për një lëvizje në Torino.

Lexo po ashtu Juventusi kryeson garën për Martialin

Për të ndihmuar që të bindin 22-vjeçarin të largohet nga Unitedi, Juventusi shpreson që bashkëlojtari i tij i Kombëtares së Francës, Matuidi, mund të ndihmojë për një lëvizje të tij gjatë verës.

Martial dhe Matuidi janë shokë të mirë te Franca

Bardhezinjtë kanë qenë adhurues të gjatë të Martialit duke u përpjekur më parë për të nënshkruar me të.

Zonja e Vjetër provoi transferimin e tij gjatë vitit 2013 sa Marital ishte adoleshent, por ai zgjodhi të bashkohet me Monacon nga Lyoni.

Lexo po ashtu Mourinho përgatit revolucion te Unitedi, gjashtë largime - tri afrime

Trajneri Louis van Gaal pastaj nënshkroi me Martial për një pagesë prej 36 milionë funtesh, që mund të rritet ende në 58 milionë, dy vjet më vonë.

Përveç Juventusit në garë për të nënshkruar me yllin francez është edhe Roma dhe Interi. /Telegrafi/

Exit mobile version