Juventusi do të mundohet që ta përdorë Alvaro Moratan, për të arritur tek Isco.
Bianconerët janë në kërkim të një mesfushori sulmues dhe kjo është njëhrit edhe dëshira më e madhe e Massimiliano Allegrit.
Corriere dello Sport shkruan se madrilenët janë të interesuar ta paguajnë klauzolën e Moratas prej 30 milionë eurove, për ta shitur te Chelsea, Tottenham ose Manchester United.
Gazeta beson se Juventusi mund ta përdor këtë marrëveshje për të arritur te Isco.
Flitet se Los Blancos duan 490 milionë euro për 23 vjeçarin.
Juventusi do të bëjë të pamundurën që ta mbajë edhe Moratan dhe për të eshtë gati të paguajë edhe 20 milionë euro. /Telegrafi/