Telegrafi

Juventusi i ofron Real Madridit 100 milionë euro për Ronaldon, ndërsa portugezit 30 milionë euro pagë në vit

KIEV, UKRAINE - MAY 26: Cristiano Ronaldo of Real Madrid lifts The UEFA Champions League trophy following his sides victory in during the UEFA Champions League Final between Real Madrid and Liverpool at NSC Olimpiyskiy Stadium on May 26, 2018 in Kiev, Ukraine. (Photo by Laurence Griffiths/Getty Images)

Gazeta spanjolle Marca, shkruan se Juventusi i ka ofruar Cristiano Ronaldos pagë prej 30 milionë euro, ndërsa Real Madridi hiq më pak se 100 milionë euro.

Ishte Tuttosport ajo që e bëri e para publike, duke  e vënë në ballinë fotografinë e tij.

Tani janë spanjollët ata që e bëjnë punë të kryer duke shkruar se Bianconerët i kanë ofruar kontratë katër vite në vlerë 30 milionë euro në sezon.

Cristiano Ronaldo (Getty Images)

Oferta është për katër vite dhe është më e lartë për pesë milionë euro se sa ajo e Real Madridit.

Ata e kanë kontaktuar edhe Real Madridin për ta parë disponimin e tyre, pasi Ronaldo ka klauzolë 1 miliard euro.

Gazetari i njohur spanjoll Josep Pedrerol, shumë i afërt me Real Madridin dhe Cristiano Ronaldon, në emisionin El Chiringuito, thotë se kalimi i Ronaldos në Juventus, është punë e kryer për 100 milionë euro.

Fotomontazh e Ronaldos me fanellën e Juventusit

Lojtari më i paguar te Juventusi është Gonzalo Higuain që fiton aktualisht 7.5 milionë euro në sezon, ndërsa Ronaldo do të fitojë 30 milionë euro, por pa taksa diku rreth 17 milionë euro.  /Telegrafi/