Telegrafi

Juventusi ofron Rabiotin si pjesë të shkëmbimit për transferimin e Gabrielit

Juventusi thuhet se është i gatshëm të ndahet me mesfushorin Adrien Rabiot për të nënshkruar me mbrojtësin e Arsenalit , Gabriel Magalhaes.

Braziliani është një objektiv kyç për gjigantët italianë, pasi ka gjasa të humbasin Matthijs de Ligt këtë verë.

Sipas The Independent, Gabriel është i gatshëm të bashkohet me Juventusin, edhe pse është i lumtur në Arsenal.

Lexo po ashtu Juventusi ka katër opsione për zëvendësimin e De Ligt

Ai është zgjedhja e parë në klub së bashku me Ben Ëhite në mbrojtjen qendrore nën drejtimin e Mikel Artetës.

Nëse Arsenali është i gatshëm të ndahet me Gabrielin, ata mund të kenë një shans për të siguruar mesfushorin francez Rabiot në shkëmbim të pjesshëm.

Lexo po ashtu Juventusi e ka në listë anëtarin e Arsenalit

Topçinjtë mund të preferojnë një marrëveshje vetëm me para, pasi thuhet se duan të paktën 50 milionë funte (rreth 60 milionë euro) për t’u ndarë me mbrojtësin.

Nëse Rabiot përfshihet në ofertë, atëherë çmimi i transferimit mund të sillet rreth 30 milionë euro. /Telegrafi/