Telegrafi

Juventusi i ofron njërin nga tri yje Unitedit në ofertën për Pogban  

Juventusi thuhet se e do medoemos mesfushorin francez, Paul Pogba, në skuadrën e tyre saqë është gati t’i ofrojë njërin nga tri yjet si pjesë e marrëveshjes.

Mesfushori francez nuk po kalon ditët më të mira në Old Trafford dhe marrëdhënia e tij me trajnerin Jose Mourinho nuk është stabile.

Kjo situatë ka bërë që Pogba të mendoj largimin nga Unitedi dhe skuadrat e interesuara për të nuk mungojnë.

Lexo po ashtu Raiola: Ibrahimovic i hapur për t'iu bashkuar Milanit, Pogba e ka në zemër Juventusin

Njëra nga to është ish-skuadra e tij, Juventusi, që është e gatshme ta tund Unitedin me një ofertë të ‘çmendur’ për yllin francez.

Sipas mediumit anglez Express.co.uk, Zonja e Vjetër është e gatshme t’i ofrojë Djajve të Kuq njërin nga tre lojtarët e tyre për shërbimet e Pogbas.

Skuadra nga Torino po përgatitet t’ia ofrojë Unitedit qendërmbrojtësin Medhi Benatia ose mbrojtësin e majtë Alex Sandro, i cili pëlqehet shumë nga Mourinho.

Benatia dhe Sandro

Lojtari i fundit që do t’i ofrohet si pjesë e marrëveshjes është sulmuesi kroat, Mario Mandzukic.

Në rast pranimi të ofertës, Juventusi do të duhej t’i paguante edhe një shifër të konsiderueshme parash. /Telegrafi/

Mario Mandzukic (Foto: Getty Images)