Juventusi e do Alvaro Moratan në skuadër dhe për këtë ka ofruar shërbimet e Gonzalo Higuiainit përveç ofertës në të holla.
Kampionët e Serie A kanë qenë të lidhur me një rikthim të Moratas, i cili luajti për klubin gjatë një kohe huazimi nga viti 2014 deri në 2016.
Kështu, drejtuesit italian për të ëmbëlsuar marrëveshjen për Blutë janë të gatshëm të dërgojnë argjentinasin 30-vjeçare në Stamford Bridge.
Sipas mediumit anglez Sunday Evening, Juventusi i ka ofruar Chelseat shërbimet e Higuainit si pjesë e një marrëveshjeje për të marrë sulmuesin Morata.
Kjo ofertë mund të konsiderohet nga klubi anglez pasi në të kaluarën e ka kërkuar disa herë sulmuesin argjentinas.
Gjithashtu kjo ofertë mund të materializohet në rast se Maurizio Sarri merr drejtimin e Chelseat, pasi dyshja kanë punuar së bashku te Napoli.
Një gjë është e sigurt, Higuain nuk dëshirohet më nga drejtuesit e Juventusit dhe vështirë se do ta vesh fanellën bardhezi edhe në edicionin e ardhshëm.
Zonja e Vjetër e kishte ofruar argjentinasin dhe 50 milionë euro dhe për shërbimet e yllit të Interit, Mauro Icardi, por një shkëmbim i tillë vështirë të ndodh. /Telegrafi/