Juventusi raportohet se është gati të ofrojë 50 milionë euro plus shërbimet e Riccardo Orsolinit në një marrëveshje paketë për Federico Chiesan e Fiorentinës.
Sipas gazetës italiane Tuttosport, bardhezinjtë kanë bërë italianin Chiesa objektivin e tyre primar të transferimeve të verës.
Drejtori sportiv i tyre, Fabio Paratici po punon shumë rreth mënyrave për të ulur çmimin prej 70 milionë euro të kërkuar nga Fiorentina.
Chiesa gjithashtu ka tërhequr interes nga Interi dhe Bayern Munichu, dhe kjo e ka vënë Zonjën e Vjetër në nxitim për të mbyllur marrëveshjen për italianin.
Juventusi thuhet se ka reaguar tashmë duke i ofruar pagë prej pesë milionë eurosh në vit 21-vjeçarit italian.
Zonja e Vjetër mendon se oferta e tyre prej 50 milion eurosh plus shërbimet e Orsolinit mund të jetë e mjaftueshme për të bindur klubin toskan për të lëshuar yllin e tyre.
Orsolini aktualisht është në huazim te Bologna nga Juventusi dhe po shkëlqen me klubin bolonjez, duke shënuar katër herë në tetë ndeshjet e fundit. /Telegrafi/