Nicolo Zaniolo vazhdon të mbetet objektivi kryesor i Juventusit për repartin e sulmit.
Zonja e Vjetër prej vitesh interesohet për talentin italian, por pa arritur të bindë Romën me ofertat e tyre.
Giallorosët janë të gatshëm ta shesin sulmuesin anësorë, por po presin ofertën e duhur pasi synojnë të fitojnë rreth 60 milionë euro.
Juventus ka dalë me një ofertë zyrtare në drejtim të Romës për transferimin e reprezentuesit italian.
Kampioni i shumëfishtë italian i ka ofruar kryeqytetasve 25 milionë euro, plus të zgjedhin njërin nga dy mesfushorët brazilianin Arthur Melo dhe amerikanin Weston McKennie.
Ende nuk ka një përgjigje nga Roma, por Giallorosët preferojnë më shumë paratë se sa të ofrohet ndonjë futbollist në marrëveshje.
Gjithsesi sipas mediave italiane McKennie është një futbollist që i pëlqen shumë trajnerit Jose Mourinho i cili edhe mund të pranojë ofertën e Juventusit. /Telegrafi/