Raportimet e fundit që vijnë nga Spanja, bëjnë më dije se Juventusi po përgatit një ofertë për mesfushorin e Real Madridit, James Rodriguez.
Lojtari është i lidhur me kalimin në Liverpool, Chelsea dhe Barcelona, ndërsa edhe Zonja e Vjetër mbetet e interesuar për lojtarin.
Rodriguez nuk do të qëndrojë te Reali më, pasi nuk është i kënaqur me trajnerin.
James ka kontratë me klubin deri në vitin 2020.
Ai kishte ardhur nga Monaco për 80 milionë euro dhe Reali kërkon përafërsisht këtë shumë për të. /Telegrafi/