Raportet në Angli tregojnë se Juventusi po përgatisin një ofertë të madhe gjatë verës për sulmuesin e Arsenalit, Alexis Sanchez.
Sipas Daily Mirror, bardhezinjtë janë të gatshëm t’i ofrojnë lojtarit më shumë se 250.000 funte në javë duke tentuar ta rrëmbejnë sulmuesin nga Gunners.
Kiliani do të hyjë në vitin e fundit të marrëveshjes së tij aktuale në fund të sezonit, edhe pse thuhet se Arsenali janë të prirur për të rënë dakord për një kontratë të re të përmirësuar, përcjell Telegrafi.
Sanchez ka përvojën e të luajturit në Itali, pasi ka bërë 95 paraqitje për Udinesen në mes të viteve 2006 dhe 2011.
Ndërsa, 28-vjeçari kilian këtë sezon ka tregua nivel të lart, pasi ka shënuar 15 gola dhe ka dhënë tetë asistime në Ligën Premier. /Telegrafi/