Site icon Telegrafi

Juventusi nuk i trajton lojtarët njëjtë – Ronaldo ishte trajtuar ndryshe në rastin e njëjtë me Dybalan, McKennien dhe Arthurin

Juventusi e ka ndëshkuar Weston McKennie, Arthur Melo dhe Paulo Dybala për thyerjen e protokollit COVID, por nuk e trajtoi njëjtë yllin e skuadrës Cristiano Ronaldon në fillim të këtij viti.

Policia prishi një mbrëmje të organizuar nga ish-mesfushori i Schalke 04 të mërkurën në mbrëmje dhe trajneri i bianconerëve, Andrea Pirlo, vendosi të ndëshkojë lojtarët e përfshirë.

Arthur dhe Dybala morën pjesë në festën e McKennie dhe u lanë jashtë “Derby della Mole”.

Klubi ka vendosur të gjobisë dhe pezullojë lojtarët, por mohoi që kishte më shumë lojtarë që merrnin pjesë në festë në shtëpinë e McKennie.

“Të tre lojtarët e përfshirë nuk thirren për ndeshjen e nesërme”, ka thënë Pirlo.

Reagimet në Itali kanë treguar se klubi ka pasur një trajtim të ndryshëm për lojtarët aktualë të përfshirë për dallim me Ronaldo që u kap duke shkelur kufizimet duke kaluar kufijtë për të kaluar dy ditë në dëborë me partneren e tij Georgina Rodriguez në janar.

Il Corriere dello Sport zbuloi se Ronaldo ishte kapur duke qëndruar në një hotel të mbyllur zyrtarisht për të festuar ditëlindjen e 27-të të Georgina, duke kaluar kufijtë midis Piedmonte dhe Valle D’Aosta.

“Ai kishte një ditë pushimi dhe mund të bënte atë që dëshironte. Ai merr përgjegjësinë për atë që bën”, kishte thënë Pirlo. /Telegrafi/

Exit mobile version