Aaron Ramsey ka paralajmëruar largimin nga Arsenali në fund të stinorit.
Mesfushori uellsian do të largohet si futbollist i lirë pasi është futur në gjashtë muajt e fundit të kontratës.
Mediat e ndryshme në Itali dhe Angli kanë raportuar se ai ka një marrëveshje me gjigantin italian Juventus.
Por kampioni në fuqi i Italisë nuk po dëshiron të presë deri në verë për të nënshkruar me Ramseyn.
Siç ka shkruar e përditshmja italiane ‘La Stampa’, Juventus ka dalë me një propozim për Arsenalin.
Zonja e Vjetër është gati ta dërgojë në Londër mbrojtësin Medhi Benatia për të marrë qysh në janar Ramseyn.
Arsenal është duke e menduar këtë ofertë, pasi kanë nevojë për një mbrojtës me përvojë siç është Benatia. /Telegrafi/