Kenan Yildiz është talenti më i madh që ka Juventusi në radhët e veta dhe një nga më të mirët në Evropë.
Megjithatë e ardhmja e tij në Allianz Stadim është e pasigurt mes interesimeve nga skuadrat e mëdha evropiane.
19-vjeçari është pjesë e Juventusit që nga viti 2022, derisa këtë edicion është bërë futbollist titullar në ekipin e parë.
Liverpool, Manchester United, PSG por edhe Bayern Munich janë vënë pas yllit turk dhe duan transferimin e tij.
Edhe pse Yildiz është një nga futbollistët kryesorë të Zonjës së Vjetër, drejtuesit e klubit tanimë i kanë njoftuar skuadrat e interesuara për çmimin e tij.
Yildiz nuk mund të largohet nga Allianz Stadium pa u paguar minimum 80 milionë euro për kartonin e tij.
Reprezentuesi turk në 20 ndeshje këtë edicion mes Serie A dhe Ligës së Kampionëve ka shënuar katër gola dhe ka asistuar në tre të tjerë. /Telegrafi/