Juventusi ka udhëtuar në Milano pasi grupi i skuadrës është negativ për COVID-19.
Rezultatet e fundit treguan se vetëm Alex Sandro dhe Juan Cuadrado janë pozitiv me coronavirus, duke lejuar kështu që pjesa tjetër e lojtarëve të udhëtojnë për derbin.
SportMediaset raporton se Juventusi po shkon drejt Milanit dhe ndeshja e planifikuar do të realizohet.
Trajneri Andrea Pirlo ishte duke pritur dritën e gjelbër për t’u nisur, ndërsa lojtarët kaluan natën në hotelin e klubit.
Autoritetet lokale të shëndetit në Torino ishte duke pritur për rezultatet e fundit për të vlerësuar një shpërthim të mundshëm të coronavirusit, por i ka dhënë dritën jeshile Biaankonervëe për të udhëtuar, pasi pjesa tjetër e tamponëve ishin negativ për coronavirusin.
Skuadra e Juventusit: Szczesny, Pinsoglio, Buffon; Chiellini, De Ligt, Danilo, Bonucci, Demiral, Di Pardo, Dragusin, Frabotta; Arthur, Ramsey, McKennie, Chiesa, Rabiot, Bentancur, Bernardeschi, Portanova, Fagioli, Kulusevski; Ronaldo, Dybala, Da Graca. /Telegrafi/
#MilanJuve, ecco i convocati ⚫️⚪️ pic.twitter.com/cBlbr9YA79
— JuventusFC (@juventusfc) January 6, 2021