Drejtori sportiv i Juventusit, Fabio Paratici, ka udhëtuar në Londër për të mbajtur takim me përfaqësuesit e Wolverhampton Wanderers dhe agjentin e Raul Jimenez.
Tuttosport raporton se Zonja e Vjetër është gatshme të nisë bisedimet me klubin anglez lidhur me transferimin e sulmuesit meksikan këtë verë..
Sipas gazetës italiane, Wolverhampton mund të kërkojë marrëveshje shkëmbimi me lojtarët, si Alex Sandro, Aaron Ramsey apo Douglas Costa.
Dëshira kryesore e Wolves është qendërmbrojtësi Merih Demiral, mirëpo Bianconerët nuk janë të interesuar ta lejojnë largimin e 22-vjeçarit.
Në vend të tij, Juventusi është i gatshëm të ofrojë Cristian Romeron ose Daniele Rugani, si pjesë të marrëveshjes. /Telegrafi/