Telegrafi

Juventusi ngrit ofertën për De Ligt

Matthijs de Ligt (Foto: Michael Steele/Getty Images/Guliver)

Klubi i madh italian, Juventusi ka rritur ofertën për mbrojtësin e Ajaxit, Matthijs de Ligt.

Nuk ka asnjë sekret që reprezentuesi holandëz është objektivi kryesor i Juventusit për mbrojtjen.

De Ligt tashmë thuhet edhe se ka rënë dakord për kushtet personale gjatë me klubin italian, por Ajaxi vazhdon ta vlerësoj 75 milionë euro.

Lexo po ashtu De Ligt thuhet se ka nënshkruar një kontratë marramendëse me Juventusin

Kampionët e Serie A shpresojnë të përfundojë marrëveshjen këtë javë në mënyrë që ata të mund të paraqesin De Ligt si një nënshkrimit të ri të shtunën.

Zonja e Vjetër e do qendërmbrojtësin me vete në turneun para-sezonal në Azi dhe për këtë ka rritur ofertën.

Lexo po ashtu Juventusi e ka bërë ofertën e parë zyrtare në drejtim të Ajaxit për De Ligt

Sipas mediumit de Telegraaf, Bianconerët kanë dërguar ofertën në 67 milionë euro për De Ligt.

Gjatë ditëve të ardhshme pritet të ketë zhvillime të reja për të ardhmen e holandezit. /Telegrafi/